Kanceri në stomak njihet si një nga format më të dhimbshme të kancerit. Rreth 1 në 11 të rritur zhvillojnë kancer të stomakut në një moment të jetës së tyre. Kjo sëmundje është më e zakonshme tek burrat, sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit. Kanceri i stomakut zakonisht nuk është një sëmundje e trashëgueshme. Rastet më të shumta janë sporadike ose të shkaktuara nga një mutacion rastësor në ADN. Megjithatë, duhet t’i dini shenjat paralajmëruese të kancerit në stomak që nuk kanë lidhje me dhimbjet:

1.Gjak në jashtëqitje ose villni gjak: Edhe pse është shumë larg një shenje të sigurt të kancerit të stomakut si koliti ashtu edhe sëmundje e Crohn mund të shkaktojnë jashtëqitje me gjak.  Nëse gjakderdhja lidhet me kancerin në stomak, gjaku në jashtëqitje mund të ketë një ngjyrë të errët duke qenë se është përpunuar nga enzimat tretëse. Nëse villni gjak, ka shumë mundësi të duket i kuq i shndritshëm dhe mund të ketë një teksturë si kokrrat e kafes duke qenë se është tretur pjesërisht.

Lexo po ashtu:  Super vetitë e mjaltit – 9 arsye se pse duhet ta konsumoni rregullisht

2.Mungesë oreksi: Ishit shumë të uritur kur u ulët për të ngrënë, por vetëm pas disa kafshatave, ju iku dëshira për të ngrënë dhe duket sikur nuk ju shkon më ushqimi poshtë? Kjo mund të jetë një tjetër shenjë që mund të paralajmërojë për kancer të stomakut, sidomos nëse edhe ngopeni shumë më shpejt se më parë.

3.Fryrje barku, diarre dhe kapsllëk: Ka shumë kuptim që zhvillimi i një mase tumorale në stomak t’ju shkaktojë ndjesinë e fryrjes së barkut ose të ndërhyjë tek lëvizja e zorrëve. Flisni me mjekun nëse këto simptoma janë të shpeshta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *