Një grusht boronica në ditë sjellë shumë të mira Shkencëtarët gjetën se të rriturit që konsumojnë 150 gramë boronica çdo ditë, kishin arterie më pak të ngurta. Hulumtuesit kalkuluan se konsumi i boronicës zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës – vrasësi kryesor në botë – nga 12 deri në 15 për qind.

Shkencëtarët në Universitetin e Anglisë Lindore testuan efektet e konsumit të boronicës çdo ditë te 138 të rritur me mbipeshë dhe të trashë, të cilët ishin të moshës 50-75 vjeç dhe kishin sindromë metabolike.

Shifrat tregojnë se rreth një e treta e të rriturve që jetojnë në vendet perëndimore kanë sindromën, e cila rrit rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës.

Sindroma kardiomiektik (CMS) ose sindroma metabolike është termi mjekësor për një kombinim të diabetit, presionit të lartë të gjakut dhe obezitetit.

Kjo ju vë në rrezik më të madh për të marrë sëmundje koronare të zemrës, sulm në tru dhe kushte të tjera që prekin enët e gjakut. Të dhënat tregojnë se janë rreth 7.4 milionë njerëz që jetojnë me sëmundje të zemrës në Britani të Madhe.

Lexo po ashtu:  “Mos bëj kështu se i them policit” – 3 shprehje të tmerrshme që fëmijët s’duhet t’i dëgjojnë

Asociacioni American Heart thotë se gjysma e të rriturve në SHBA vuajnë nga ndonjë formë e sëmundjeve të zemrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *