Kjo poezi është një emblemë e artit të periudhës viktoriane dhe piket e rëndësishme e poezis botërore. Për kërshërinë e lexuesit shqiptar ka ardhur me shqipërimin e më të mëdhenjve, Fan Noli, Vedat Kokona dhe shumë të tjerë, por më e parapëlqyera është ajo e Robert Shvarc.

NE MUNDESH

(Rudyard Kipling -1907)

Në mundësh të ruash arsyen kur bota humbet fillin

e fajin ty ta hedh dhe vehtes t’i besosh,

sa herë të ty dyshojnë e s’të përfillin,

por edhe dyshimet drejtë t’i gjykosh…..

Në mundësh të rrish në pritje nga pritja pa u lodhur,

a kur t’urrejnë urrejtje mos t’ushqesh,

madje ndaj shpifjeve të rrish pa folur,

me thjeshtësi me to pa rënë ndesh……

Në mundësh t’mendosh por jo gjer në shkatërrim,

t’ëndërrosh, por jo si rob ëndërrimesh.

dhe ti t’i trajtosh një lloj e pa dallim,

ngadhnjimin e shpartallimin, burim mashtrimesh….

në durofsh dot që thënjet e tua të drejta

në kurthe trutharët kopukët të t’i kthejnë,

t’i shohësh të thyera gjërat me të shtrenjta

Lexo po ashtu:  Makinat pa shofer tani në rrugët e Hamburgut në Gjermani

e prap t’i ndërtosh me vegla që nuk vlejnë

Në mundësh fitoret që ke korrur t’i flijosh,

si në kumar me një të vetme lojë,

të rrezikosh e prap t’ja fillosh dhe

humbjen kurrë të mos e zesh me gojë…..

Në i detyrosh dot muskul, nerv dhe puls e zemër,

të të shërbejnë edhe kur gjithçka duket e kotë.

e të qendrosh kur s’ke asgjë veç vullnetit,

që veç një fjalë “qëndro” gjithnjë të thotë…

Në mundësh të flasesh me maskarenj, por nderin tënd të ruash

a t’ecesh përkrah mbretit pa krenari që të verbon…

Nëse armiku, apo miku s’të bëjnë dot të vuash

dhe gjithkënd e çmon,por veç sa meriton

Në mundsh t’i mbushësh ti minutat

që të rënda me veprat që peshojnë

dije dhe mos ke asnje dyshim,

se e jotja do jetë bota me çka brenda

dhe burrë do t’jesh o biri im.

Shqiperoi Robert Shvarc – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *