Arba Kokalari që konsiderohet të jetë shqiptarja e parë që ka siguruar ulësen në Parlamentin Evropian, sapo ka njoftuar se tashmë edhe zyrtarisht është anëtare e Parlamentit Evropian, shkruan KultPlus.
Ajo ka falënderuar 10284 persona që tashmë e kanë votuar Arbën që të jetë pjesë e këtij institucioni të lartë.
Për zgjedhjen e Arba Kokalarit si anëtare e Parlamentit Evropian ka pasë reagime të shumta prej shqiptarëve, të cilët e kanë vlerësuar si arritje të madhe që tashmë edhe shqiptarët kanë një përfaqësuese në Parlamentin Evropian.
Alba Kokalari është anëtare e Parlamentit Evropian me përfaqësim të Suedisë. – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress