Fan Noli i shkruan Faik Konicës për Ahmed Zogun:

Ja tani pasqyra e qeverisë së sotme, në qoftë se munt të quhet qeveri një çetë e hurit dhe e litarit:

1) Janë tradhëtorë: Hipnë në fuqi me ndihmën e Pasiçit dhe, për të qëndruar në fuqi, i falën Serbisë, copra të tokës shqiptare, të fituara me një mijë mundime.

2 ) Janë kusarë të pasurive të shtetit: U shesin kapitalistëve të huaj pasurit’ e shtetit me ryshfete e me kondita skandalloze për të fituar simpathin e tyre.

3) Janë çkatëronjës: Çkallmojnë buxhetin duke ballancuar me kleçka për sy e faqe, e duke krijuar në realitet një deficit prej tre miliuansh të paktën, i cili do të rritet me kredite të pazakonshme.

4) Janë kriminelë: Me anën e veglave të tyre kanë asasinuar
prapa kurrizit katër patriotë antiserbë si Bajram Curri, Luigj Gurakuqi, Elez Isufi dhe Zija Dibra dhe duzuina të tjerë, emrat e të cilëve ca i dimë dhe ca do t’i mësojmë më vonë.

5) Janë tiranë: Të gjitha lirit’ e popullit janë marrë nëpër këmbë. Liria e shtypit nuk ekziston. “Dielli” që mban një paanësi mirëdasëshme është ndaluar.

Lexo po ashtu:  Armiqtë e vërtetë janë në Tiranë, jo në Beograd

– Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *