Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Fan Noli i shkruan Faik Konicës për Ahmed Zogun:

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Ja tani pasqyra e qeverisë së sotme, në qoftë se munt të quhet qeveri një çetë e hurit dhe e litarit:

1) Janë tradhëtorë: Hipnë në fuqi me ndihmën e Pasiçit dhe, për të qëndruar në fuqi, i falën Serbisë, copra të tokës shqiptare, të fituara me një mijë mundime.

2 ) Janë kusarë të pasurive të shtetit: U shesin kapitalistëve të huaj pasurit’ e shtetit me ryshfete e me kondita skandalloze për të fituar simpathin e tyre.

3) Janë çkatëronjës: Çkallmojnë buxhetin duke ballancuar me kleçka për sy e faqe, e duke krijuar në realitet një deficit prej tre miliuansh të paktën, i cili do të rritet me kredite të pazakonshme.

4) Janë kriminelë: Me anën e veglave të tyre kanë asasinuar
prapa kurrizit katër patriotë antiserbë si Bajram Curri, Luigj Gurakuqi, Elez Isufi dhe Zija Dibra dhe duzuina të tjerë, emrat e të cilëve ca i dimë dhe ca do t’i mësojmë më vonë.

Lexo po ashtu:  "Do të shkojmë deri në fund, do të luftojmë në dete dhe oqeane, do të fitojmë me vetëbesim në rritje dhe forcë, do të mbrojmë ishullin tonë, cilado qoftë kostoja, do të luftojmë në plazhe" - Fjalimet madhështore të Winston Churchill

5) Janë tiranë: Të gjitha lirit’ e popullit janë marrë nëpër këmbë. Liria e shtypit nuk ekziston. “Dielli” që mban një paanësi mirëdasëshme është ndaluar.

– Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *