DO TË VISH TI

Shpirtrat e të vdekurve
vijnë afër varreve dhe qajnë
në bregun nëntokësor

Po ti a do t’vish
te Shtëpia ime e Përjetshme
a do ta lësh në gjysmë kafenë
për hir të dashurisë

Do të vish ti
me kurora qëndisur me dorë

Në çdo petale si pentagram
gjaku im rrjedh pikë-pikë
ti do të vish te kjo Shtëpi
para se të shkulen yjet nga qielli

unë do të bëhem ti
do të ta thith frymëmarrjen
me buzën time

Prit o natë prit
derisa në krahët plot gjemba
të çel trëndafili – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress




Lexo po ashtu:  Pjesë e shkëputur nga vepra “Përse nuk jam një i krishter?”, Bertrand Russell

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *