Me miliona njerëz në 2018-n humbën betejën me kancerin, një ndër shkaktarët kryesorë të vdekjeve.  
Ndër më vdekjeprurësit në botë është kanceri i mushkërive sipas të dhënave nga OBSH. Shqipëria renditet e dyta për peshën më të lartë të vdekje të shkaktuara nga kanceri i aparatit të frymëmarrjes në Europë, me 24.1% të vdekjeve prej tumoreve të shkaktuara prej tij. Ndërsa në vend të parë qëndron Hungaria me 27%.

Sipas një publikimi të Eurostat, konsumi i duhanit është një nga faktorët kryesorë të rrezikut në shëndetin e popullatës dhe veçanërisht përdorimi i tij lidhet me përdorimin e e tij. Në Shqipëri, vdekjet nga grup sëmundja “Tumore” zënë 16,9 % të vdekjeve gjithsej, duke u renditur si grupi i dytë kryesor referuar numrit të vdekjeve të shkaktuara. Niveli i vdekshmërisë për këtë grup sëmundjesh është 128,9 për 100 mijë banorë dhe ka një rritje prej 1,4 % krahasuar me vitin 2017. Në grupin “Tumore” përqindjen më të lartë e zë nëngrupi “Tumore të aparatit të tretjes”, me 34,5 % dhe nëngrupi “Tumore të aparatit të frymëmarrjes” me 24,1 %.

Lexo po ashtu:  Temperaturat e larta, kujdes të brendshmet dhe laptopin!

Rritja e ndotjes, stili i jetesës dhe pasiguria e ushqimeve që konsumojmë po ndikojnë në rritjen e vdekjeve nga tumoret. Për vitin 2018 Instat raportoi se niveli i vdekshmërisë nga tumoret ishte 128.9 për 100 mijë banorë, me rritje 1.4% në raport me vitin e mëparshëm.
Në vitin 2018, vdekjet nga grup sëmundja “Aparati i qarkullimit të gjakut” zënë 53,2 % të vdekjeve gjithsej.
Ky grup sëmundje vazhdon të jetë shkaku kryesor i vdekjeve, me një nivel
Vdekjet nga grup sëmundja “Tumore” zënë 16,9 % të vdekjeve gjithsej, duke u renditur si grupi i dytë kryesor referuar numrit të vdekjeve të shkaktuara.
Niveli i vdekshmërisë për këtë grup sëmundjesh është 128,9 për 100 mijë banorë dhe ka një rritje prej 1,4 % krahasuar me vitin 2017. Në grupin “Tumore” përqindjen më të lartë e zë nëngrupi “Tumore të aparatit të tretjes”, me 34,5 % dhe nëngrupi “Tumore të aparatit të frymëmarrjes” me 24,1 %./Monitor  – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *