Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Mediat serbe në Beograd kanë ngritur alarmin, pasi “Prishtina planifikon riparimin e Kishës Shen Nikolla në Novobërdë” me qëllim që atë pastaj ta “prezantojë si kishë katolike”, transmeton Koha.net.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

“Duke pasur parasysh të gjitha konfirmimet shkencore në lidhje me përkatësinë ortodokse të kishës Shen Nikolla në Kosovë, s’duhet të ketë frikë se shqiptarët njëmend mund ta përvetësojnë, por është e nevojshme të ndërmerren hapa shumë energjikë për mbrojtjen e saj, deri sa nuk është bërë vonë”, citohet të ketë deklaruar profesori Darko Tanaskoviq.

Sipas tij, “nëse shkohet në Kosovë dhe shihet se si reklamohet për turizëm kompleksi i Novobërdës, del qartë se bëhet fjalë për segment projekti të riparimit të një identiteti kulturor shqiptar jo ekzistues dhe historikisht të pavërtetuar”.

“Novobërda për ne është posaçërisht e rëndësishme meqë dëshmon jo vetëm për fuqinë shpirtërore, por edhe atë të përgjithshme shoqërore e kulturore të shtetit mesjetar serb në hapësirën e sotshme të Kosovës e Metohisë”, ka thënë Tanaskoviq

Lexo po ashtu:  Osmani përkrah VV’në për vetingun

Sipas Tanaskoviqit, “riparimi i gjoja kishës katolike në Novobërdë, në strukturën origjinale të së cilës u bën ndërhyrje vandale, është pasqyrë se çfarë inxhenieringu pseudokulturor zbatohet”.

Dioqeza Rashkë-Prizren e Kishës Ortodokse të enjten ka shfaqur shqetësimin pas shkrimeve në shtypin e Kosovës se Institui Arkeologjik i Kosovës, në bashkëpunim me Ambasadën e Gjermanisë në Prishtinë, do të nisin punimet për konservimin e kishës katedrale të vjetër mesjetare serbe Shen Nikolla, të cilën mediat e Prishtinës gabimisht e quajnë katedrale në Artanë, ish Novobërdë”. /www.mekuliPress.com/  – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *