Ansambli i Këngëve dhe Valleve Qytetare Beratase prezantoi me sukses artin dhe kulturën e qytetit përgjatë dy netëve të Festivalit Ndërkombëtar Folklorik, të zhvilluar në Pech të Hungarisë.

Kënga dhe vallja qytetare beratase, nën drejtimin e drejtuesit të muzikës Albi Kadëna, koreografit Euklid Cakrani, regjisorit Shpëtim Dyrmishi, dhe drejtueses artistike, Migena Hoxha, u vlerësua dhe u duartrokit nga spektatorët e shumtë për interpretimin me nivel të lartë artistik.

Ansambli i Beratit u vizitua nga ambasadori shqiptar në Budapest, Arjan Spasse, i cili falenderoi bashkinë e Beratit për mbështetjen që u japin aktiviteteve kulturore.

Nata e dytë e Festivalit Ndërkombëtar Folklorik u zhvillua në qytetin hungarez, Kozármisleny. Edhe kjo natë ishte e suksesshme për ansamblin e këngëve dhe valleve të Qendrës Kulturore “Margarita Tutulani”, Berat.

Performanca e artistëve rrëmbeu duartrokitjet e shumta të spektatorit hungarez për lojën e bukur e dinamike të valltarëve dhe interpretimin profesional e me nivel artistik të këgëtarëve beratas. atsh/ /www.mekuliPress.com/  – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

Lexo po ashtu:  “Kafshatë që s’kapërdihet asht, or vlla, mjerimi…”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *