I dashur Atdhè
Me vite jam larguar,
i dashur Atdhè,
por nuk të kam harruar,
se shumë i ëmbël je.
Kjo zemra më këndon
për ty, o Shqipëri,
por prapë më lëngon,
se je në varfëri.
Të fala të dërgoj,
këndej ku jam Atdhè,
gjithnjë po të kujtoj,
se birin tënd më ke
Sa të dua o Shqipëri
Sa të dua, o Shqipëri,
sa me mall ndiej e sa dëshirë,
për ty gaz e dashuri
mu në zemër më ka mbirë!
Se për mua, o Atdhè,
je një lule aq e vyer,
sa nuk gjendet përmbi dhè
shpirtin tim për të ushqyer!
nga Asdreni
/www.mekuliPress.com/ – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress