Portokalli është një nga frutat më të njohura që është në dispozicion gjatë gjithë vitit, është i shëndetshëm dhe me shije.
Ne ju sjellim pesë arsye pse ju duhet të hani portokaj më shpesh.
Mbron lukthin
Portokalli është një burim i pasur i fibrave diete që mbron lukthin dhe stimulon tretjen. Disa studime kanë treguar se parandalon formimin e ulcerës në lukth.
Forcon imunitetin
Një përqindje e lartë e vitaminës C në portokall ndihmon në forcimin e imunitetit, gjë që është veçanërisht e rëndësishme kur ne jemi të ndjeshëm ndaj ftohjes dhe gripit. Gjithashtu, disponueshmëria e përmbajtjes së lartë të kalciumit në portokall ruan dhe mbron shëndetin e eshtrave dhe dhëmbëve, dhe i mban ato të shëndetshme.
Ul kolesterolin
Përqendrimet e larta të hesperidinës në brendi të kores së portokallit konsiderohen të dobishme për uljen e kolesterolit të keq. Portokalli në vetvete nuk përmban hesperidinë kështu që do të ishte mirë për ta përdorur koren sa herë që të jetë e mundur.
Ndihmon balancimin e presionit të gjakut
Sipas studimeve të fundit, është gjetur se magnezi, i cili është në sasi të mëdha në portokall, ka aftësinë për të reduktuar presionin e lartë të gjakut. Megjithatë, për presionin është më e rekomandueshme të shtrydhni lëngun e portokallit sesa të hani atë.
Ruan shëndetin e lëkurës
Vetitë antioksiduese të portokallit mbron lëkurën nga veprimi i radikalëve të lirë. Për një ten të mirë është e këshillueshme të pihet një gotë me lëng portokalli çdo ditë. /www.mekuliPress.com/ – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress