Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

“Shpirti, dashuria, Zoti njihen dhe ndihen nëpërmjet zemrës, jo mendjes. Arsyeja është një vegël, makinë, që drejtohet nga zjarri shpirtëror”.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Shumë shkrimtarë e filozofë të njohur kanë dhënë mendimet e tyre në lidhje me përballjen e përjetshme mes zemrës dhe mendjes.

“Zemra ka arsyet e veta që arsyeja nuk i njeh”,- ka shkruar Blaise Pascal.

Por mbase përshkrimi më i mirë i kësaj lufte mes zemrës dhe mendjes ka ardhur nga një djalosh adoleshent, i cili vite më vonë do të bëhej një nga shkrimtarët më të njohur të të gjitha kohërave.

Në vitin 1838, pak para ditëlindjes së tij të 17-të, Fjodor Dostojevski i shkroi një letër të vëllait, Mikhail:

“Për ditur më shumë, duhet të ndjesh më pak. “Shpirti, dashuria, Zoti njihen dhe ndihen nëpërmjet zemrës, jo mendjes. Mendimi lind në shpirt. Por arsyeja është një vegël, makinë, që drejtohet nga zjarri shpirtëror”.

Lexo po ashtu:  Shkrimtari i madh Xhek London, jeta, fama dhe akuzat për plagjiaturë

Rrjedhimisht, sipas tij poezia dhe filozofia na çojnë drejt njohjes së të vërtetës së ekzistencës: të dyja të domosdoshme, por njëra prej tyre superiore.

“Poeti në momentet e frymëzimit e kupton Zotin dhe rrjedhimisht bën punën e filozofit. Frymëzimi poetik nuk është as më shumë e as më pak se frymëzim filozofik. Ndërsa filozofia nuk është gjë tjetër veçse poezi, nga ajo e kulluara”. /www.mekuliPress.com/  – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *