Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Kombëtarja shqiptare luan sot në mbrëmje sfidën e radhës së eliminatoreve të Euro 2020 ndaj Moldavisë.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Për skuadrën e drejtuar nga Edy Reja fitorja në këtë përballje kthehet në një detyrim për të patur ende shpresa për një kualifikim të mundshëm, duke parë edhe humbjen e pësuar pak ditë më parë me Islandën.

Ajo e kësaj mbrëmjeje do të jetë hera e katërt që Shqipëria dhe Moldavia vihen përballë njëra-tjetrës. Në 3 sfidat e mëparshme, bilanci është në favor të skuadrës sonë kombëtare me 2 fitore dhe 1 barazim.

Sfida e fundit që është zhvilluar mes kombëtares sonë dhe Moldavisë është miqësorja e gushtit të 2012 e përfunduar me barazimin 0-0. Përsa i përket sfidës së sotme mes Kombëtares sonë dhe asaj moldave, ajo do të gjykohet nga arbitra finlandeze ku kryesori është Vile Nevalainen.

Lexo po ashtu:  Ndeshja e famshme në Prishtinë që mobilizoi shqiptarët, për të cilën u fol shumë në ish Jugosllavi!

Ai do të ndihmohet nga anësorët Honkanen dhe Lampu, ndërsa gjyqtari i katërt është Viljanen. Ndeshja mes Shqipërisë dhe Moldavisë do të luhet në orën 20:45 në ‘Elbasan Arena’. /www.mekuliPress.com/  – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *