Me rastin e 20 vjetorit të çlirimit dhe 14 vjetorit të themelimit të Lëvizjes Vetëvendosje, nesër në orën 16:00 në Hotelin Grand në Prishtinë do të mbahen një sërë aktivitete të organizuara nga kjo Lëvizje kombëtare politike.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Kjo ngjarje mbanë titullin “20 Vite nga Lufta Çlirimtare”, ndërsa do të mbahet edhe një tribunë e bashkëbisedim mbi luftën, UÇK-në dhe zhvillimet që pasuan.
Ndërsa me fillim nga ora 19:00 në zyret qëndrore të Lëvizjes Vetëvendosje do të mbahet edhe një koktej festiv për themelimin e kësaj lëvizjeje.
Poashtu edhe në Tiranë do të ketë aktivitete socio-kulturore të planifikuara nga Lëvizja VETËVENDOSJE!

Lëvizja n’park do të organizohet të mërkurën, më 12 qershor, në ora 19:00
Aktiviteti socio-kulturor i planifikuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri do të mbahet ditën e mërkurë, në datën 12 qershor, në ora 19:00, në Parkun e Madh të Liqenit Artificial të Tiranës. I ftojmë qytetarët të mblidhemi para monumentit të vëllezërve Frashëri në Parkun e Liqenit, dhe prej aty do të bëjmë një ecje të shkurtër nëpër park drejt hapësirës së gjelbërt më të përshtatshme për t’u ulur e për të diskutuar në lidhje me 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës dhe 14 vjetorin e themelimit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Njëkohësisht do të marrim me vete edhe ushqim, pije dhe kitarën që do na shoqërojë në këtë aktivitet.
Parku është publik dhe i hapur për të gjithë qytetarët. Ju mirëpresim bashkë me miqtë e familjarët tuaj n’park me Lëvizjen.
Tiranë, 11 qershor 2019
Lëvizja VETËVENDOSJE!
Qendra në Shqipëri
/www.mekuliPress.com/ – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress




