Përktheu dhe përshtati Mirishahe Limani Hiler
Angela Merkel: “Luftoni muret e injorancës dhe mendjen e ngushtë!”
OPINION. Një javë më parë, Kancelarja gjermane dha një fjalim për studentët e Harvard-it në formën e një porosie, testamenti politik. Ne po ju sjellim këtu thelbin e kësaj thirrjeje të gjallë për t’i rezistuar errësirës (obscurantizmit) së kohës sonë
Artikulli është publikuar në « Le Temps » të mërkurën më 5 qershor 2019 përkthyer nga gjuha gjermane në frengjisht prej Gian Pozzy, ndërsa në gjuhën shqipe nga frengjishtja ky artikull është përkthyer e përshtatur nga Mirishahe Limani Hiler.
“[…] Kjo ditë është një ditë gëzimi. Është dita juaj. Unë jam e kënaqur që jam këtu sot dhe dëshiroj t’ju tregoj për disa nga përvojat e mia. Kjo ceremoni shënon fundin e një kapitulli intensiv, të ngjeshur dhe padyshim të ashpër të jetës suaj. Tani hapet dera për një jetë të re. Është emocionuese dhe frymëzuese.
Autori gjerman Hermann Hesse përdori fjalë të bukura për situata të tilla në jetë. Do ta citoj atë, pastaj do të vazhdoj në gjuhën time amtare. Hermann Hesse shkroi: «Në çdo fillim qëndron një magji që na mbron dhe na ndihmon të jetojmë.»
Këto fjalë të Hermann Hesse më kanë frymëzuar kur në moshën 24 vjeç, përfundova studimet e mia në fizikë. Ishte në vitin 1978. Bota ndahej midis Lindjes dhe Perëndimit. Ishte koha e luftës së ftohtë. U rrita në Gjermaninë Lindore, në atë pjesë jo të lirë të atdheut tim, në një diktaturë. Njerëzit ishin të shtypur dhe nën përcjellje. Kundërshtarët politikë i vënin në kurthe, i gjuanin sa më poshtë. Qeveria e RDGJ-së kishte frikë se njerëzit do të shpëtonin drejtë lirisë. Për këtë arsye ajo ndërtoi Murin e Berlinit. Ishte prej betoni dhe çeliku. Ata që u kapën duke u përpjekur ta kalonin atë, u arrestuan ose vriteshin. Ky mur në mes të Berlinit ndau një popull. Ai i ndau familjet. Edhe familja ime ka qenë e ndarë.
Pas studimeve të mia, kam marrë punën time të parë si fizikante në Akademinë e Shkencave të Berlinit Lindor. Kam jetuar në afërsi të Murit të Berlinit. Çdo herë, kur kthehesha nga instituti në shtëpi, iu afroja atij. Pas tij ishte Berlini Perëndimor, liria. Dhe çdo ditë, kur isha shumë afër Murit, zhdërvjellësha, bëja një angazhim të minutës së fundit drejtë në shtëpinë time. Çdo ditë, më duhej të kthehesha në drejtim të shtëpisë, pak para lirisë. Sa herë i kam thënë vetes: Nuk mund ta përballoj këtë. Ishte vërtet zhgënjyese.
Unë nuk isha disidente. Unë nuk shkova të sulem në Murë por as nuk e mohova ekzistimin e tij sepse nuk dua të gënjeja veten time. Muri i Berlinit kufizoi mundësitë e mia. Ai qëndron fjalë për fjalë në rrugën time.
Por ka një gjë që Muri nuk ka arritur të bëjë gjatë gjithë këtyre viteve: të vendosë kufijtë e mi të brendshëm. Personaliteti im, imagjinata ime, aspiratat e mia: të ndaluara e në kundërshim nuk mund të kufizoheshin në mua.
Gjithçka mund të ndryshojë
Pastaj erdhi viti 1989. Kudo në Evropë një dëshirë e përbashkët për liri lëshoi forca të pabesueshme. Në Poloni, Hungari, Çekosllovaki por edhe në RDGJ, qindra mijëra njerëz po dilnin në rrugë. Njerëzit po manifestonin, ata hodhën poshtë Murin.
Ajo që shumica e njerëzve mendonin se ishte e pamundur – dhe unë gjithashtu – u bë realitet. Aty ku dikur qëndronte një mur me hije të errët papritmas u hapë një derë.
Kishte ardhur koha, për mua poashtu, për ta kaluar atë. Nuk isha më e detyruar të bëja hapa të zhdërvjellët në çastin e fundit para lirisë. Mund ta kaloja këtë kufi dhe të shkoj jashtë tij.
Gjatë këtyre muajve të tridhjetë viteve më parë, kam përjetuar personalisht përvojën se asgjë nuk duhet domosdoshmërisht të mbetet ashtu siç ishte. Këtë përvojë, të diplomuar të dashur, do të doja të ndaja me ju si një reflektim të parë për të ardhmen tuaj: edhe ajo që duket e ngurte dhe e pandryshueshme mund të ndryshojë.
Qoftë të jenë gjëra shumë të mëdha ose shumë të vogla, të gjitha ndryshimet fillojnë në kokë.
Brezi i prindërve të mi e mësuan këtë me dhimbje ekstreme. Babai dhe nëna ime kanë lindur në vitin 1926 dhe 1928. Kur arritën në moshën që keni sot, shkëputja civilizuese e Holokaustit dhe Luftës së Dytë Botërore sapo kishte mbaruar. Vendi im, Gjermania, shkaktoi vuajtje të paimagjinueshme në Evropë dhe në botë. Probabiliteti ishte i lartë që fituesit dhe të mundurit të përfundojnë ballë për ballë të papajtueshëm. Por, në vend të kësaj, Evropa ka kapërcyer shekuj konfliktesh. Është krijuar një urdhër i qetë, i cili përqendrohet më shumë në ngjashmëri sesa në virtytet kombëtare të supozuara. Pavarësisht nga të gjitha debatet dhe pengesat e përkohshme, jam absolutisht e bindur se ne, evropianet dhe evropianët, jemi të bashkuar për lumturinë tonë.
Marrëdhëniet midis gjermanëve dhe amerikanëve tregojnë gjithashtu se si armiqtë e vjetër mund të bëhen miq. Plani i George Marshall ka kontribuar shumë fuqishëm në këtë, plani që ai e bari të njohur në vitin 1947 me « Commencement Speech » « fjalimi i parë ». Partneriteti transatlantik, me vlerat tona të demokracisë dhe të drejtave të njeriut, na ka sjellë tashmë më shumë se 70 vjet paqe dhe mirëqenie. Gjithkush përfiton.
Së bashku, jo vetëm
Dhe sot? Në një kohë të shkurtër, politikanët e brezit tim nuk do të jenë më në levat e pushtetit, por, në të mirë, në librat e historisë.
E dashur gjeneratë Harvard 2019 , në vitet e ardhshme, brezi juaj do të përballet me sfidat e shekullit të 21-të. Ju jeni ata që ne ju dërgojmë në të ardhmen.
« Më shumë se kurrë, ne duhet të mendojmë dhe
të veprojmë në mënyrë shumëpalëshe dhe jo në
mënyrë të njëanshme, globalisht dhe jo mbrenda kufijve nacional, të jemi të hapur për botën e jo të
jemi të mbyllur në një izolim të shkëlqyer. »
Proteksionizmi dhe konfliktet tregtare kërcënojnë lirinë e tregtisë botërore dhe për pasojë kërcnojnë themelet e begatisë sonë. Digjitizimi prekë të gjitha fushat e jetës. Luftërat dhe terrorizmi çojnë në shpërndarje dhe zhvendosje të popujve. Ndryshimi i klimës peshon mbi themelet e jetës. Ashtu siq rezulton kjo krizë tani shohim se ajo është shkaktuar nga njeriu. Ne duhet dhe si rrjedhim mund të ndërmarrim gjithçka që është e mundur në mënyrë njerëzore për ta zotëruar me të vërtetë këtë sfidë për njerëzimin. Është ende e mundur. Por për ta bërë këtë, të gjithë duhet të kontribuojnë dhe – e them edhe në vetëkritikë – të bëhemi më të mirë. Prandaj, do të angazhoj veten me gjithë fuqinë time për të siguruar që Gjermania, vendi im, të arrijë qëllimin e neutralitetit të klimës deri në vitin 2050.
Ndryshimet për të mirë janë të mundshme nëse i bëjmë së bashku. Nuk do të funksionojë nëse çdonjëri shkon në anë të vet. Dhe kjo më sjell mendimin tim të dytë për ju: më shumë se kurrë duhet të mendojmë dhe të veprojmë në mënyrë shumëpalëshe dhe jo në mënyrë të njëanshme, globalisht dhe jo mbrenda kufijve nacional, të jemi të hapur për botën në vend sesa të jemi të mbyllur në një izolim të shkëlqyer. Me dy fjalë: së bashku, jo vetëm.
Ne nuk duhet të përshkruajmë gënjeshtrat si të vërteta
Ju, të diplomuar të dashur, do të keni shumë më shumë mundësi për të bërë sesa brezi im. Nuk ka dyshim se telefoni juaj i mençur ka më shumë fuqi informatike sesa kompjuteri im i madh dikur i kopjuar në IBM nga Bashkimi Sovjetik që unë e përdora në vitin 1986, në RDGJ, për tezën time.
[…]
Si kancelare, unë shpesh pyes veten: A po i bëjë të gjitha siq duhet mirë? A po e bëjë një gjë sepse është e drejtë apo vetëm sepse është e mundur? Ju do të duhet t’i bëni këtë pyetje vetes gjithëmonë. Dhe kjo më sjell në reflektimin tim të tretë për ju: a i vendosim ne rregullat e teknikës apo teknika e përcakton të jetuarit tonë së bashku? A e vendosim njeriun në qendër, me dinjitetin e tij dhe të gjitha aspektet e tij, apo e shohim atë si një klient, një burim të dhënash, një objekt për t’u parë?
Këto janë pyetje të vështira. Kam mësuar se mund të gjejmë përgjigje edhe në pyetje të vështira kur e konsiderojmë botën edhe me vështrimin e Tjetrit. Kur dikush ndjen respekt për historinë, traditën, fenë, identitetin e Tjetrit. Kur dikush qëndron në vlera të patjetërsueshme dhe vepron në funksion të tyre. Dhe kur është absolutisht e nevojshme të vendosësh, në vend që të bindesh gjithmonë me impulset e para, ndalemi për një çast, heshtim, mendojmë, e bëjmë një pushim.
« Liritë tona individuale nuk janë të dhëna vetvetiu, as demokracia, as paqja dhe prosperiteti nuk arrihen vetvetiu. »
Natyrisht, për gjithë këtë nevojitet shumë guxim. Mbi të gjitha, duhet të ketë sinqeritet ndaj të tjerëve dhe – ndoshta më e rëndësishmja – ndaj vetes. Ku do të ishte më mirë të filloni se në ato vende ku shumë njerëz të rinj nga e gjithë bota mësojnë, kërkojnë dhe diskutojnë së bashku çështjet e kohës sonë në emër të së vërtetës. Për ta bërë këtë, nuk duhet të përshkruajmë gënjeshtrat si të vërteta apo të vërtetat si gënjeshtra. Për ta bërë këtë, ne nuk duhet ta pranojmë abuzimin si një normalitet.
Dijeni se asgjë nuk bëhet vetvetiu
Të dashur të diplomuar, çfarë mund të ju, çfarë mund të na ndalojë? Muret ngrihen përsëri: muret në koka nga injoranca dhe mendjengushtësia. Ata qëndrojnë midis anëtarëve të një familjeje midis grupeve shoqërore, ngjyrave të lëkurës, popujve, feve. Dua që t’i shkatërrojmë këto mure – mure që na pengojnë të biem dakord për botën në të cilën, në fund të fundit e duam të jetojmë së bashku.
Suksesi varet nga ne. Gjithashtu, të dashura e të dashur të diplomuar, ja edhe mendimi im i katërt: konsideroni, dijeni se asgjë nuk bëhet vetvetiu. Liritë tona individuale nuk janë të dhëna vetvetiu, as demokracia, as paqja dhe prosperiteti nuk arrihen vetvetiu.
Por nëse i thyejmë muret që « na bëjnë me brirë », nëse dalim në zonë të hapur dhe guxojmë të fillojmë përsëri, atëherë gjithçka bëhet e mundur. Muret mund të shemben, diktaturat zhduken. Ne mund ta ndalojmë nxemjen e Tokës. Mund ta mposhtim urinë. Ne mund të çrrënjosim sëmundjet. Ne mund t’u japim mundësi shkollimi të gjithëve, sidomos femrave. Ne mund të luftojmë shkaqet e dëbimit dhe zhvendosjes së popullatave. E, gjithë këtë ne mund ta bëjmë.
[…]
Gjithçka është e hapur
Me këto fjalë kam ndërmend t’ju besoj reflektimin tim të pestë: le të befasohemi me atë që është e mundur; le të befasohemi nga ajo që ne mund të bëjmë!
Në jetën time, ishte Muri i Berlinit që më lejoi, pothuajse tridhjetë vjet më parë, të dilja në ajër të hapur. Në atë kohë, lash punën si shkencëtare dhe hyra në politikë. Ishte emocionuese dhe plot magji, ashtu siq do të jetë jeta emocionuese dhe plot magji për ju. Por unë kam përjetuar momente dyshimi dhe shqetësimi. Ne të gjithë e dinim atë që po lënim pas, por jo se çfarë do të ketë para nesh. Ndoshta pavarësisht gëzimit të kësaj dite, e njëjta gjë është edhe për ju.
Nga përvoja, mund t’ju them: momenti i hapjes është gjithashtu një moment rreziku. Hudhja e të vjetrës është pjesë e fillimit të ri. Nuk ka asnjë fillim pa fund, ska ditë pa natë, ska jetë pa vdekje. E gjithë ekzistenca jonë është bërë nga ndryshimi midis fillimit dhe fundit. Dhe ne emërojmë përjetim dhe jetë atë që është në mes të këtyre të dyjave.
Unë besoj se ne duhet të jemi gjithmonë të gatshëm të plotësojmë gjërat që të ndjejmë magjinë e fillimit dhe që të shfrytëzojmë me të vërtetë të gjitha mundësitë. Kjo është përvoja që kam pasur në studimet e mia, në shkencë, dhe kjo është ajo që bëjë në politikë. Kush e di se çfarë do të më ndodhë pas jetës sime si politikane? Gjithçka është e hapur. Vetëm një gjë do të ketë të njëjtin kuptim: do të jetë diçka e re dhe më ndryshe.
Kjo është arsyeja pra pse unë dua të ndaj me ju këtë dëshirë: të shembim muret e paditurisë dhe mendjes së ngushtë sepse asgjë nuk duhet të mbetet domosdoshmërisht kështu siq është. Bashkëpunoni në interes të një bote të përgjithshme multilaterale. Pyesni veten pa u ndalur: a po e bëjë një gjë të tillë sepse është e drejtë apo thjesht sepse është e mundur? Mos harroni se liria kurrë nuk duhet të merret si diçka tashmë e fituar. Befasojeni veten me atë që është e mundur. Mos harroni se hapja gjithmonë përfshinë rrezik. Braktisja e diçkaje të vjetër është pjesë e një fillimi të ri. E mbi të gjitha: asgjë nuk është tashmë e fituar, gjithçka është e mundur.
Ju faleminderit! “
Përkthimi nga frengjishtja Mirishahe Limani Hiler /www.mekuliPress.com/ – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress