Mos u dashuro me mua.
Ka ditë kur unë trishtohem pa arsye
dhe thjesht rri e vështroj tavanin me lotët
që më rrjedhin në fytyrë.
Mos u dashuro me mua.
Në ditë të tilla, unë nuk i flas askujt.
Thjesht fshihem në shtratin tim dhe mendoj
se si u bëra ky lëmsh trishtimi.

Mos u dashuro me mua.
Une do lidhem shumë me ty dhe do të qaj derisa
të më zërë gjumi nëse ti nuk më shkruan
“Natën e mirë” para se të flesh dhe do të bind vetën
se ndodhi ngaqë ti je lodhur nga unë.
Mos u dashuro me mua.
Unë jam shumë. Unë do të varem tek ti.
Unë kam nevojë për vëmendje, më shumë
sesa njerëzit e tjerë.

Do të të flas me metafora
dhe do të bëj ty një të tillë.
Do të shkruaj poezi rreth teje dhe do të të hap
lëkurën time në 2 të mëngjesit.
Mos u dashuro me mua.
Nuk e duroj dot që ti të kthehesh në shtëpi
dhe të më gjesh në dyshemenë e banjos ,
duke u tundur e qarë, me gjakun që derdhet nga kycet e duarve.
Nuk duroj dot të shoh zhgënjimin në sytë e tu.

Lexo po ashtu:  Të bredhësh çdo cep të botës pa asnjë lek në xhep

Mos u dashuro me mua.
Do të hedh cdo gjë që më ka mbetur nga vetja ime tek ti,
cdo copë dashurie, derisa të mos kem asgjë për të dhënë.
Derisa të bëhem komplet bosh.
Mos u dashuro me mua.
Kam frikë se trishtimi im është ngjitës.

Mos u dashuro me mua.
Do të përsëris fjalët e tua të ëmbla në
kokën time kur të urrej veten time aq shumë sa të dua të vdes.
Fjalët e tua do të jenë e vetmja gjë që do tmë bëjnë të qëndroj.
Mos u dashuro me mua.
Do të jetosh me frikë.

Ti nuk do të jesh në gjendje tmë lësh,
sepse ti e di që nëse e bën, unë sdo të kem arsye për të jetuar.
Mos u dashuro me mua.
Para se të takoja, nuk ka pasur një person të
vetëm që tmë bënte të qëndroja.
Ti je arsyeja ime tani.
Mos u dashuro me mua.
Sepse unë do të dashurohem me ty.

Lexo po ashtu:  Princi Harry rrëfehet rreth vdekjes së Dianas dhe varësisë nga droga

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *