Boksierja shqiptare Fjolla Qunaj e ka fituar medaljen e artë në turneun ndërkombëtar “Klokoçov”, që u mbajt gjatë fundjavës në Republikën e Çekisë.
Qunaj, në kategorinë deri në 52 kilogramë i fitoi dy luftëra. Në finale, ajo e mundi polaken, Alexas Kubicki.
Lirie Mazreku (-57 kg) dhe Anamaria Koni (-60 kg), fituan medaljet e argjendta, falë shortit që i dërgoi në finale pa luftë.