“Çdo lexues, kur lexon, lexon vetveten. “
– Marcel Proust

“Asnjë njeri nuk është ishull, çdo libër është një botë.”
– Gabrielle Zevin

“Nuk ka miqësi të formuar më shpejt sesa ajo mes personave që adhurojnë të njëjtët libra.”
– Irving Stone

“Marr në pyetje librat dhe më përgjigjen. Flasin e këndojnë për mua. Disa më sjellin buzëqeshjen në buzë dhe ngushëllimin në zemër. Të tjerë më mësojnë të njoh veten time.”
– Francesco Petrarca

“Është më mirë të rrish vetëm sesa me dikë që nuk ndan të njëjtin pasion për leximin.”
– Gabrielle Zevin

“Ndonjëherë mendoj se parajsa është të lexosh në vazhdimësi, pa fund.”
– Virginia Woolf

“Kush nuk lexon, në moshën 70-vjeçare do të ketë jetuar vetëm një jetë, të vetën. Kush lexon do të ketë jetuar 5000 vjet; qëkur Kaini vrau Abelin, kur Renzo u martua me Luçian, kur Leopardi admironte pafundësinë… sepse leximi është një kthim pas në pafundësi.”
– Umberto Eco

Lexo po ashtu:  Para-porositë e Samsung kanë thyer rekordet, në SHBA dhe Britani

“Një libër i zgjedhur mirë të shpëton nga çdo gjë, madje edhe nga vetja jote.”
– Daniel Pennac

“Ata që më lënë thuajse pa frymë janë librat që kur i mbaron së lexuari dëshiron që autori të ishte miku yt dhe që t’i telefonosh sa herë që ke dëshirë.”
– J.D. Salinger

“Mund të lexosh pa fund dhe është gjëja më e mirë që mund të bësh në rini, më pas avash-avash do të ndihesh i pasur brenda, do të ndjesh që brenda teje formohet një eksperiencë speciale, që është kultura.”
– Pier Paolo Pasolini

“Të dish që ke diçka të bukur për të lexuar përpara se të dremitësh është një ndër ndjesitë më të këndshme të jetës.”
– Vladimir Nabokov

“Kam zbuluar se shokët më të mirë të udhëtimit janë librat. Flasin kur ke nevojë, s’pipëtijnë kur nevojitet heshtja. Bëjnë shoqëri pa qenë të bezdisshëm, japin shumë pa kërkuar asgjë.”
– Tiziano Terzani

Lexo po ashtu:  Zotërinjë, dyert e shkencës të jenë të hapura për të gjitha inteligjencat; kudo që është një hapsirë, kudo që ka një shpirt, le të ketë një libër. Asnjë komunë pa një shkollë, asnjë qytet pa një kolegj, as një qendër pa një fakultet

“Librat peshojnë shumë, por gjithsesi ata që ushqehen dhe vishen me to jetojnë mes resh.”
– Luigi Pirandello

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *