Edit ka ditë që i zien koka. Dilemat janë të mëdha, të mbetet ai Babloku që vetëpërkëdhelet dhe e sajdisin nga mëngjesi në darkë apo të distancohet nga “bruceloza” që ka kapur Rlindjen dhe farfallat mediatike që i bëjnë fresk.

Laku po ngushohet dhe Edi e di shumë mirë se qorrsokaku ku po futet nuk dihet ku e nxjerr. E mendon që me mendtë e Lleshajt në zgjedhje militare nuk shkohet, se nuk është vetëm çështje frike, por edhe prestigji. Duhma që lëviz në pantallonat e Rilindjes pas përgjimeve të Dibrës është ku e ku më keq se vrima e brekëve të Shukriut. Aq më tepër që rasti i Shukes ishte kurth pasioni. Tani është gjithë familja socialiste me brekë nëpër këmbë dhe bythjashtë. Ai e di që me parabolën e Xhemalit “mos e rruj k… shef” nuk mund të ecet, se në fund përgjegjësia është kryekëput e tij, Xhamalit vetëm gërrhima do i mbetet.

Qendresa e zotit Rama ka qenë e admirueshme, ai nuk e ka dhënë veten asnjëherë se mund të thyhet apo të lëpihet pas plagëve të veta. Si natyrë altruiste ndoshta nuk ka dashur që edhe socialistët e thjeshtë t’i dëgjojnë hungërrimat e vuajtjeve të tij metapolitike.  

Lexo po ashtu:  Greqia kundër hapjes së bisedimeve për Shqipërinë në BE

Në fund të fundit Edi përmbushi pritshmëritë e socialistëve si Karshiu i Saliut. Por me afrimin e 30-ës, Edit sikur po i fanepsen fantazmat e të shkuarës. Koha i ka dhënë të drejtë sa herë ka ndryshuar qëndrim minutën e fundit. Nuk është e gabuar ta bëjë dhe tani, në fund të fundit të gjithë do ta mirëkuptojnë. Edi e ka talentin për t’i shpjeguar popullit se ka kthesa që merren me rrotullim në vend 360 gradë, ai është primabalerina në këtë  shfaqje. Nuk është asgjë më shumë sesa 1 orë e gjysmë maksimumi fjalim me një frymë dhe djersë që kullojnë për të relaksuar çdo vrimë.

Nëse ndjen se nuk ka qetësinë e duhur në këtë turbullimë, penat e spikatura mëngjarashe të gazeratisë janë aty për këtë ditë. Një ide, një sugjerim, qoftë edhe ca artikuj me sqimë, në fund të fundit për ata, socialistët e mirë. Vetëm ata që nuk do ta duronin një tjetër zhgënjim.

Socialistët duhet ta dijnë që Edi nuk është mat, deri në 30 qershor të paktën. Idajet Beqiri, ushtari i vogël i perandorisë i ka dhënë një shans me ankimimin në Kolegj të vendimit të KQZ-së për të mos e çregjistruar nga zgjedhjet. Kolegji mund t’i japë të drejtë Partisë së Unitetit Kombëtar dhe kësisoj të legjitimojë dekretin e Presidentit për shfuqizimin e datës së zgjedhjeve. Dhe kështu dekreti njihet me vendim Gjykate. Edi mund ta anatemojë duke i thënë popullit se nuk ka fuqinë për të dalë mbi ligjin, përbetim të cilin edhe amerikanët do ta mirëkuptojnë. Për më tepër që ata folën që në fillim për pasojat ligjore të dekretit. Në finale edhe Ilir Meta nuk do ishte kundër një telenovele të tillë amerikane me një Happy End. Edhe Luli do jetë me  njê buzëqeshje diku aty..

Lexo po ashtu:  I dashur Atdhè, - nga Asdreni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *