Gratë pothuajse nuk dinë asgjë se sa alkool rrit rrezikun e kancerit të gjirit, sugjeron një studim. Vetëm një në pesë gra që morën pjesë në hulumtim, e dinin se alkooli ishte një faktor rreziku. Është vlerësuar se konsumi i alkoolit në pesë deri në 11 për qind të rasteve është shkaku i kësaj sëmundjeje të rëndë.

Sipas Qendrës së Kërkimeve të Kancerit në Britaninë e Madhe për të zvogëluar rrezikun e kancerit të gjirit, gratë duhet të ndalojnë të pinë ose të paktën të reduktojnë konsumimin e alkoolit.

Hulumtimi përfshiu 200 gra, dhe të dhënat u publikuan në revistën BMJ Open. Pjesëmarrësit në hulumtim ose ishin për trajtim të kancerit të gjirit ose tashmë kishin simptoma të kësaj sëmundjeje.

Ata gjithashtu plotësuan një pyetësor për të treguar nëse kishte disa faktorë të rrezikut të jashtëm.

Vetëm një e treta e dinte se obeziteti rriti rrezikun, ndërsa vetëm gjysma dha përgjigjen e saktë për efektet e pirjes së duhanit.

Megjithatë, vetëm 16 për qind e grave që ishin në kontroll dhe 23 për qind e atyre që tashmë ishin të sëmura, e dinin se alkooli mund të ishte shkaktar.

Lexo po ashtu:  Shkencëtarët tregojnë kur do të gjejnë ilaçin e kancerit

Më shumë se gjysma e atyre që pinë alkool (88 nga 152) mendonin se mund të vlerësonin sa alkool ka në pije.

Tre të katërtat e tyre u përgjigjën saktë në pyetjen se sa alkool ka në një gotë verë, dhe pak më shumë se gjysma e dinte përqindjen e saktë në birrë.

Kanceri i gjirit është sëmundja më e zakonshme në gratë në mbarë botën. Tetë nga 100 gra kanë kancer të gjirit. Pirja e dy njësive të alkoolit në ditë rrit rrezikun e kancerit të gjirit në 11 nga 100. Rreth gjysmë milioni gra vizitojnë spitalin çdo vit në Britani të Madhe për shkak të simptomave të kancerit të gjirit. /www.mekuliPress.com/  – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *