Kompania ajrore meksikane Volaris ka nisur një program të quajtur “Ribashkimi familjeve” që po ofron fluturimin e emigrantëve të Amerikës Qendrore që duan të kthehen në vendet e tyre të origjinës. Ndërsa ofron bileta 1 dollarëshe për pasagjerët emigrantë. Volaris do të fluturojë me emigrantë nga Tijuana, Ciudad Juarez, Guadalajara dhe Mexico City në Kosta Rika, El Salvador ose Guatemala.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Kompania tha se emigrantët duhet vetëm të kenë një kartë identiteti dhe do të jenë në bordin e avionit në fluturimin tjetër. Programi skadon më 30 qershor. Vendet e Amerikës Qendrore janë shkatërruar nga dhuna e bandës, trafiku i drogës dhe varfëria ekstreme. Kjo ka nxitur valë të madhe emigracioni të paligjshëm në SHBA. /www.mekuliPress.com/ – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress




