O, si nuk kam një grusht te forte,
T’i bij m’u ne zemër malit qe s’bezane.
T’a dij dhe ai se ç’domethane i dobët,
N’agoni te perdihet si vigan i vrame.

Unë lugat si hij’ e trazueme,
Trashigimtar i vuejtjes dhe i durimit.
Endem mbi bark te malit me ujen e zgjueme,
Dhe me klithma te pakenaqura t’instinktit.

Mali hesht. Edhe pse përditë,
Mbi lekure te tij, ne loje varrimtare,
Kerkoj me gjete një kafshate ma te mirë…
Por me rren shaka, shpresa genjeshtare.

Mali hesht, dhe ne heshtje qesh.
E unë vuej, dhe ne vuejtje vdes.
Po unë, kur? Heu! Kur kam për t’u qesh?
Apo ndoshta duhet ma pare te vdes?

O, si nuk kam një grusht te fuqishem!
Malit, qe hesht, mu ne zemër me ia njesh!
Ta shoh si dridhet nga grusht’ i paligjshem…
E unë te kënaqem, te kënaqem tu’ u qesh.

Migjeni

Lexo po ashtu:  Opsioni i ri i Facebook ju jep qetësi në këto ditë izolimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *