Në prill të këtij viti, një grup ekspertësh dolën me një raport sipas të cilit, njerëzit që vuajnë nga tipi 2 i diabetit, nuk duhet të konsumojnë pasta dhe në përgjithësi karbohidrate. Vakti i tyre duhet të jetë i përbërë vetëm nga perime dhe proteina të shëndetshme, shkruan Dailymail, transmeton Gazeta Express.

Sidoqoftë, një studim i bërë kohëve të fundit ka rezultuar se nuk është ushqimi ai që shkakton diabetin, është sasia e ushqimit që mund të shkaktojë dhe ta përkeqësojë këtë sëmundje. “Evidencat shkencore kanë treguar se shkaku kryesor i sëmundjes së diabetit është obeziteti, i cili bën akumulimin e yndyrës në organet e shëndetshme dhe shkakton diabetin”.  “Shmangia e përdorimit të disa ushqimeve ka shumë pak ndikim. Ajo çfarë ka rëndësi është pesha”. Tha dr. lean, autor i studimit.

Sipas këtij studimi, konsumimi i ushqimeve të shëndetshme nuk ka rëndësi, përderisa jeni në mbipeshë.  Sipas studiuesve, ideja e konsumimit të ulët të karbohidrateve, në mënyrë që të parandalohet diabeti është vetëm mit. Ky mit ka ardhur për arsye se karbohidratet rrisin sasinë e insulinës në trup.

Lexo po ashtu:  5 çajrat që ju bëjnë mirë për flokët dhe fytyrën me probleme

Në përgjithësi, mesazhi i këtij studimi është, që njerëzit të fokusohen në sasinë e ushqimit që konsumojnë në vend të llojit të ushqimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *