Shqipëria që nga sot gjendet përballë një situate të ndarjes në mes të shtetit, zyrtarizuar kjo nga qëndrimi publik i Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Nuk është puna te deklarimet dhe komentet e tij për ambasadorë të huaj, që po e marrin në qafë këtë vend, as edhe për mungesën e dialogut me kryeministrin, të cilin e akuzoi si të kapur. Çështja kryesore zbardhet nga mesazhi i lexuar nga Meta, sipas tij shkruar nga kryeministri Rama që ka kërcënuar se PD-ja pas zgjedhjeve lokale nuk do ketë më kryetar Lulzim Bashën dhe se LSI-ja do të zhduket nga skena. Kujtojmë se presidenti shtoi se është i gatshëm t’i nënshtrohet edhe testit për shëndetin mendor. 

Mbi cilat pushtete dhe instrumente bëhet ky kërcënim? Si e siguron z. Rama konfigurimin politik në Shqipëri?

Ky është problemi më akut për dmokracinë shqiptare sot, në atë formë që e njohim. Zoti Rama aludon këtu se vota nuk ka vlerë duke I mveshur vetes pushtete që nuk do të duhet t’i kishte.

Lexo po ashtu:  576 vjet nga Besëlidhja e Lezhës

Presidenti i Republikës është një institucion që mund të shkarkohet me mekanizma kushtetues. Por akuzat e tij sot për lojë të të huajve në Shqipëri dhe kontroll të skenës politike janë këmbanë alarmi mbi një axhendë që deri më sot është përfillur vetëm si teori konspiracioni, ndërkohë që kreu i shtetit e ka adoptuar atë si qëndrim publik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *