Njësitë e mëparshem kishin një film i cili ngjan me një mbrojtës ekrani normal që mund të hiqej, por në fakt heqja e tij shkatërronte ekranin.

Samsung e ka riparuar Galaxy Fold

Samsung ka ridizajnuar Galaxy Fold për të adresuar problemet me ekranin të cilët vunë në dyshim debutimin e tij sipas Bloomberg.

Telefoni me ekran me palosje pritet që shumë shpejtë në hyjë në prodhim komercial. Megjithatë Samsung ende nuk është gati për të konfirmuar një datë debutimi.

Njerëz të afërt me Bloomberg thanë se Galaxy Fold ka pak gjasa që të mbërrijë krahas Galaxy Note 10 muajin e ardhshëm.

Sipas raportit Samsung ka bërë që filmi mbrojtës i ekranit të hyjë nën kornizat e telefonit në mënyrë që të jetë i pamundur për tu hequr.

Njësitë e mëparshëm kishin një film i cili ngjan me një mbrojtës ekrani normal që mund të hiqej, por në fakt heqja e tij shkatërronte ekranin.

Disa telefonë krijuan një rrudhë i cili më pas theu panelin OLED. Nuk dihet nëse Samsung ka modifikuar boshtin e palosjes.

Lexo po ashtu:  Zoom lançon sot enkriptimin fundor për të gjithë përdoruesit

E vetmja gjë që dimë është se Galaxy Fold do të kthehet këtë vit dhe kur të mbërrijë do të marrë jo pak kritika.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *