Komanda Kibernetike e SHBA-së ka raportuar se disa aktorë shtetërore pa emër po përdorin në mënyrë dëmshme një dobësi të Outlook.

Rritja e fushatave të piraterisë të mbështetura nga shtetet kohët e fundit duket se nuk po shkojnë drejt fundi.

Komanda Kibernetike e SHBA-së ka raportuar se disa aktorë shtetërore pa emër po përdorin në mënyrë dëmshme një dobësi të Outlook që nga viti 2017, për të drejtuar viruset në një sistem të synuar, nëpërmjet kutisë së e-mail-eve të klientëve.

Zyrtarët nuk kanë zbuluar kush është i përfshirë, por disa të dhëna lënë të kuptohet se ka një lidhje të mundshme me Iranin.

ZDNet ka vënë në dukje se një ekip i njohur i piraterisë me mbështetje të Iranit, APT33, ka përdorur të njëjtën dobësi në Dhjetor për të instaluar dyer të hapura në server dhe këtë ta dërgonte në përdoruesit e Outlook.

Gjithashtu, shembuj të kodit të Komandës Kibernetike u shfaqën në virusin Shamoon të APT33. Symantec kishte paralajmëruar më herët për një rritje të aktivitetit nga ky grup muajt e fundit.

Lexo po ashtu:  I jashtzakonshëm, Telefoni si “tullë”, por me bateri shumë

Nëse pas tyre fshihet Iranit dhe jo “ngatërrestarë” më të njohur si Rusia, lë të kuptohet se tensionet politike kanë filluar të përkthehen direkt në mbretërinë “dixhitale.”

Besohet se SHBA kanë rrëzuar sistemet raketore të Iranit me një sulm kibernetikë në Qershor. Edhe pse kjo fushatë në Outlook nuk është në mënyrë të drejtpërdrejtë si përgjigje ndaj sulmit Amerikan, me shumë gjasa Iranit nuk ka për të qëndruar pa u kundërpërgjigjur. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *