Për herë të parë Apple ka publikuar numrin e kërkesave nga ana e qeverisë për të hequr aplikacione nga dyqani i aplikacioneve.

Në raportin e fundit të transparencës të publikuar ditën e Martë, gjiganti i teknologjisë tha se ka pasur 80 kërkesa nga 11 shtete për të hequr 634 aplikacione nga dyqani i aplikacioneve, gjatë periudhës 1 Korrik deri 31 Dhjetor 2018.

Apple nuk listoi aplikacionet të cilat janë hequr, por theksoi arsyet përse janë hequr.

Kina ka pasur numrin më të madh të kërkesave, pasi ka kërkuar largimin e 517 aplikacioneve, me pretendimin se kanë shkelur ligjet e lojërave të fatit dhe pornografisë.

Vietnami dhe Austria gjithashtu kanë kërkuar çmontimin e aplikacioneve të ndryshme, që sipas tyre shkelin ligjet e lojërave të fatit, ndërsa Kuvajti i kërkoi Apple të heqë disa aplikacione që bien ndesh me ligjet e privatësisë.

Arabia Saudite, Turqia dhe Libani ishin mes shteteve që kërkuan heqjen e disa aplikacioneve, së bashku me Holandën, Norvegjinë dhe Zvicrën.

Ky zhvillim vjen një vit pasi kompania premtoi që do të publikonte shifrat, duke filluar me këtë raport transparence.

Lexo po ashtu:  “Injoranca shton frikën, frika shton urrejtjen, urrejtja shton dhunën”

Gjiganti i teknologjisë ka postuar gjithashtu për herë të parë disa letra të sigurisë kombëtare, për të cilat ka marrë aprovimin për ti publikuar. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *