Këtë vit, trendet për çunat janë masivizuar si kurrë më parë.

Përshembull, e mbani mend kur të gjithë çunat i lyen flokët me ngjyra të ndryshme?

Njësoj, edhe kostumi rozë po shndërrohet në një must have të pashpjegueshëm të garderobës për djem; themi i pashpjegueshëm sepse është e çuditshme si një ngjyrë e cila deri dje perceptohej kategorikisht për vajzat, befas sot, po na dalin ngado djem të njohur me kostum rozë.

Getoar Selimi e veshi një të tillë tek klipi i këngës “Malena” me Majk.

Mozzik u kombinua kështu me Loredanën:

Kurse Robert Berisha zgjodhi një rozë të zënë për t’u dukur klas në një shërbim fotografik.

Është e qartë se tabutë janë thyer tashmë. Fundja, vajzat veshin kostume blu prej një jete e s’u thotë gjë njeri.

Lexo po ashtu:  Kida paralajmëron këngët e reja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *