Nëse po kërkoni një kompromis të mirë midis jetës dhe punës mund të konsideroni variantin e Zvicrës. Ky rezultat u zbulua nga gjiganti bankar HSBC në renditjen vjetore të standardeve të jetesës dhe konkurrencën e pagave, të hartuar me një mostër prej 18,000 njerëzish që emigruan në 163 vende të ndryshme. Vendi më i mirë për të jetuar dhe punuar doli të ishte Zvicra. Të paktën sipas raportit vjetor të HSBC. Gjiganti bankar, në fakt, si çdo vit ka hartuar renditjen e tij për mirëqenien e vendeve në aspektin e cilësisë së jetës dhe cilësisë së punës. Një studim që merr në konsideratë përgjigjet e mbi 18 mijë njerëzve që kanë emigruar në 163 vende të ndryshme, në lidhje me standardet e jetesës dhe pagat konkurruese.

Zvicra i ka marrë këtë vit podiumin Singaporit, i cili kishte fituar këtë renditje të veçantë për pesë vjet rresht. Një sukses kryesisht për shkak të qëndrueshmërisë ekonomike, e cila në një periudhë të pasigurisë së thellë duket se ka luajtur një rol vendimtar. Vitin e kaluar, Zvicra e mbylli renditjen HSBC në vendin e tetë. Këtë vit, ajo është protagoniste e një ngjarjeje të rëndësishme falë sigurisë që ajo mbart.

Lexo po ashtu:  Dieta ushtarake për të humbur 4.5kg për 3 ditë

Të dhënat nga sondazhi i HSBC thonë se rreth 82% e njerëzve që kanë shkuar në Zvicër për arsye pune kanë përmirësuar standardin e jetesës së tyre në krahasim me vendin e tyre të origjinës, por edhe të ardhurat e tyre, me një pagë mesatare vjetore prej 111,587 dollarë (mesatarja botërore është 75,966 dollarë). Përqindjet e kënaqësisë ishin shumë të larta në aspektin e sistemit ekonomik dhe politik. Por edhe mjedisi luan një rol të rëndësishëm në këtë fitore, pasi pjesa më e madhe e mostrës së shqyrtuar nga HSBC, në fakt, deklaroi se ata perceptojnë një ambient të pastër dhe ndihen, për këtë arsye, më të shëndetshëm.

Në këtë renditje të veçantë vijojnë më pas Singapori dhe Kanadaja, në lidhje me sistemin e tyre shkollor, shëndetësor dhe profesional të cilët gërshetohen shumë mirë. Ndërsa vendi tjetër europian që radhitet në top listë është Spanja e cila është në gjendje të ofrojë një ekuilibër të shkëlqyer midis jetës private dhe profesionale. 

Lexo po ashtu:  A na bën mirë apo keq pirja e kafesë? E vërteta mbi një nga pijet më të diskutuara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *