E ardhmja e Mauro Ikardit është shndërruar në një telenovelë që nuk ka fund.

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar ditën e sotme në mediat italiane.

Sipas “Corriere dello Sport”, Ikardi është pranë akordit me Napolin, teksa presidenti Aurelio De Laurentis është i gatshëm t’i ofrojë një rrogë prej 10 milionë euro në sezon.

Kujtojmë që kjo është shifra që sulmuesi argjentinas iu ka kërkuar drejtuesve të Interit, por këta të fundit nuk kanë qenë dakord. Kësisoj Napoli duket gati për goditjen e bujshme në merkato, teksa pret krahëhapur sulmuesin argjentinas.

Lexo po ashtu:  Këta janë dy trajnerët më të mirë , sipas Fabregas

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *