Së fundi Microsoft ka përfshirë tek funksioni i detyrave aplikacionin To-Do. Tashmë kur i vendosni një flamur një e-mail-i ai do të shfaqet në aplikacionin To-Do.

Microsoft lançon Outlook e ri në ueb

Në konferencën Ignite vitin e kaluar, Microsoft prezantoi një eksperiencë të re për Outlook në Web dhe tashmë pas tetë muajsh testime, versioni i përditësuar ka mbërritur.

Me debutimin e ri, gjiganti i softuerit synon ta bëjë Outlook në ueb në të shpejtë dhe të ofrojë një eksperiencë më moderne për përdoruesit në shtëpi dhe punë.

Microsoft ka testuar disa funksione të reja për shërbimin e e-mail-it të dizajnuara për të rritur produktivitetin siç janë kategoritë dhe kërkimi i përmirësuar.

Kategoritë do ta bëjnë më të lehtë etiketimin, gjetjen dhe organizimin e mesazheve e madje mund të shtoni disa kategori tek një mesazh apo të kërkoni kategori përmes funksionit të kërkimit.

Outlook në ueb do të pajiset me një “Dark Mode” dhe opsionin “turn the lights on” në mesazhet individuale nëse dëshironi të shikoni diçka me më qartësi. Opsioni i ri “Snooze” do të lejojë përdoruesit ti lexojnë mesazhet më vonë të cilët rishfaqen në postën elektronike si të palexuar.

Lexo po ashtu:  Një jetëshkrim i shkurtë për gjigantin e letërsisë, Fyodor Dostoevsky!

Kalendari dhe Detyrat

Kalendari i Outlook gjithashtu është përditësuar dhe përdoruesit mund të shohin një paraqitje të aktivitete të tyre të ardhshme gjatë një muaji.

Përdoruesit e biznesit mund të krijojnë takime më lehtësisht dhe mund ta bëjnë nga kalendari me një klikim. Klikimi i menusë “Add online meeting” do të lejojë përdoruesit të zgjedhin mes një takimi në Skype dhe Microsoft Teams.

Së fundi Microsoft ka përfshirë tek funksioni i detyrave aplikacionin To-Do. Tashmë kur i vendosni një flamur një e-mail-i ai do të shfaqet në aplikacionin To-Do.

Sipas Microsoft Outlook i ri do të debutojë në fund të muajit Korrik. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *