“Karton i kuq i padrejtë, Messi paguan kritikat pas Brazil-Argjentinë”. Ashtu si ishte e parashikueshme, në Argjentina ka krijuar polemika kartoni i kuq për Pleshtin, më shumë se vendi i tretë i Albiceleste, pas suksesit 2-1 kundër Kilit. Titulli i Olé është simboli i asaj cfarë kanë shprndarë pothuaj të gjitha mediat lokale, të cilave i është bashkuar tërbimi i një Messi që refuzoi të merrte pjesë në ceremoninë e vlerësimit duke mos e tërhequr medaljen për vendin e tretë. “Të gjithë e panë atë që ndodhi”, ka thënë sulmuesi duke iu referuar konfliktit me Medel, që i kushtoi kartonin e dytë të kuq në karrierë. “Mjaftonte një e verdhë dhe ishim në rregull. E vërteta është se pagova deklaratat e ndonjë dite më parë. Ai karton m’u dha për atë që është e qartë”.

Messi u paraqit para mikrofonëve, dukshëm nervoz, duke shpjeguar mungesën në ceremoni, e duke i hedhur benzinë zjarrit të krijuar nga letra e protestës së Afa, Federata argjentinase, kundër Conmebol. “Motivi i mungesës? E thjeshtë, nuk duhet të jemi pjesë e këtij korrupsioni”. Fjalë të rënda të Pleshtit, që nuk do ti pëlqejnë Conmebol. Messi sulmoi pastaj vendasit: “Brazili kampion? besoj se nuk ka dyshime. Më duket se gjithcka ishte e vendosur në tavolinë. Shpresoj që arbitrat e Var të mos ndikojnë e që Perù ta luajë si e barabartë. Por e shoh të vështirë”.

Lexo po ashtu:  Milani merr fitoren e radhës, Roma në tapet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *