Ekspertët kanë zbuluar se në cilën temperaturë është më i mirë për ta ngrënë

Hulumtimi të cilin e ka bërë Ministria amerikane e Bujqësisë, tregon që të gjithë ne gabojmë kur para konsumimit shalqirin e fusim në frigorifer.

Në të vërtetë, siç thonë ekspertët, shalqirin duhet mbajtur në temperaturë dhome në mënyrë që t’i ruajë të gjithë përbërësit ushqyes me të cilët është i pasur.

Kur është i ftohtë, shalqiri humb shumicën e vitaminave dhe materieve ushqyese.

Edhe një gjë të cilën shkencëtarët e kanë zbuluar është që shalqiri vazhdon të prodhojë vitamina dhe materie ushqyese edhe pasi që të vilet, mirëpo sërish – vetëm nëse e mbajmë në temperaturë dhome.

Kur e fusim në frigorifer, ai proces dukshëm ngadalësohet. Në kuadër të hulumtimeve shkencëtarët për 14 ditë shalqirin e kanë lënë në 21, 12 dhe 5 gradë dhe ka rezultuar që ata të cilët kanë qenë të ruajtur në 21 gradë kanë pasur 40 për qind më shumë likopene dhe nga 50 deri në 139 për qind më shumë beta-karoten.

Lexo po ashtu:  Kujdes nga gërrhitja, sepse shihni çfarë ju shkakton

Çdo artikull në frigorifer humb materiet ushqyese. Prandaj shalqi duhet blerë sa keni llogaritur që do të hani.

Megjithatë, nëse mbetet pa u konsumuar, më mirë është që t’ia nxirrni farat, ta bluani në blender dhe ta ngrini. Ndërkaq shalqiri është një ndër gjërat më të mira me të cilat mund të qeraseni verës, sepse përbëhet nga 90 për qind ujë, andaj do t’ju hidratojë dhe freskojë.

Për shkak të cilësisë së tij është ideal edhe për fëmijë, ndërkaq është plot materie ushqyese si p.sh., vitamina A dhe C, beta-karoten, likopene, hekur, zink dhe minerale të shumta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *