Që nga vdekja e Jobs, lidershipi i kompanisë i ka kaluar CEO Tim Cook që ende e mban këtë pozicion. Më 27 Qershor kompania lajmëroi largimin e Jony Ive, shefit të dizajnit prej mëse 20 vitesh tek Apple.

Bill Gates: Steve Jobs bënte “magji”

Mjeshtëria e Steve Jobs për ti mbajtur punonjësit e Apple të motivuar dhe të punonin për orë të gjata ishte “magji” tha Bill Gates, bashkëthemeluesi miliarder i gjigantit teknologjik Microsoft.

“Unë ishte si një magjistar i vogël sepse ai bën magji dhe i shikoja njerëzit të mahnitur, por duke qenë se isha magjistar, magjitë e tij nuk funksionin me mua,” tha Gates i cili është njeriu i dytë më i pasur në botë.

Pavarësisht kësaj, Jobs, CEO legjendar i Apple i cili u nda nga jeta në 2011 nga kanceri i pankreasit, ishte një shembull i qartë i shprehjes “mos e bëj këtë në shtëpi” në stilin e tij të lidershipit.

“Nuk kam njohur dikë aq të mirë sa Steve për të zgjedhur talentet dhe motivuar ata.”

Apple ishte drejt vdekjes dhe rasti i Jobs është i rrallë sepse kompania që drejtoi u bë kompania më me vlerë në botë. Nuk ka për të pasur sumë histori si kjo tha Ai.

Lexo po ashtu:  “Ne jemi përbuzës të vetvetes dhe lëpirës të të huajve

Që nga vdekja e Jobs, lidershipi i kompanisë i ka kaluar CEO Tim Cook që ende e mban këtë pozicion. Më 27 Qershor kompania lajmëroi largimin e Jony Ive, shefit të dizajnit prej mëse 20 vitesh tek Apple.

Ive është konsideruar si një prej njerëzve më të rëndësishëm të Apple përgjegjës për dizajnin, pamjen dhe ndjesinë e të gjitha produkteve madhore të Apple përfshirë iPhone dhe Mac.

Gates u intervistua nga gazetari i CNN Fareed Zakaria për një program lidershipi. Intervista e plotë gjendet në këtë lidhje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *