Arundhati Roy

Të duash. Të të duan.
Të mos harrosh kurrë parëndësinë tënde
Të mos mësohesh kurrë me dhunën e patregueshme
Dhe me vulgaritetin e jetës përreth vetes.

Të kërkosh gëzimin në vendet më të trishta.
Të ndjekësh bukurinë në strofullën tënde
Mos e thjeshto kurrë atë që është e komplikuar
Apo të komplikosh atë që është e thjeshtë.

Të respektosh forcën, por kurrë pushtetin
Përtej të gjithave, të vështrosh.

Të provosh të kuptosh.
Për të mos ulur kurrë vështrimin.
Dhe kurrë, kurrë, të mos harrosh.

Lexo po ashtu:  Cilat janë 4 gjuhët më të mësuara sot dhe pse duhet të dini më shumë se dy gjuhë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *