I njëjti Zlatan Ibrahimovic, arrogant, mendjemadh, e shumë ironik. Por në fund të fundit është Ibra dhe askush nuk ofendohet, përvec faktit që buzëqesh me mënyrën si funksionon shtatlarti. Sulmuesi suedez ka publikuar në profilet e tij të rrjeteve sociale atë që të është formacioni ideal: 11 fytyra të Zlatan, me fanella të ndryshme, nga porta deri në sulm. “Më mungon vetëm trajneri. Ndoshta mund të jetë Zlatan” ka shkruar sulmuesi i LA Galaxy, që do gjithnjë si të tërheqë vëmendjen.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.




