Kriptomonedha më popullore në botë u rrit me 55% pas 9 ditësh nga zbulimit i planit të Facebook për kriptomonedhën Libra më 18 Qershor. Bitcoin arriti deri në 14,000 dollarë.

Bitcoin ra me 10% ndërsa komentet negative ndaj kriptomonedhave janë shtuar

Bitcoin ra me 11.1% ditën e Hënë në 9,855 dollarë që është pika më e ulët që prej 2 Korrikut. Vetëm ditën e Diele ra me 10.4% dhe e sotmja është rënia e dytë më e madhe në një ditë të vetme.

Në këto momente është ngjitur me 1.3% në mbi 10,000 dollarët. Politikanët dhe autoritetet financiare në mbarë botën kanë bërë thirrje për hetimin e Facebook Libra duke shprehur shqetësime për mbrojtjen e konsumatorit dhe privatësinë e monedhës.

Javën e kaluar presidenti Amerikan Donald Trump kritikoi bitcoin, libra dhe kriptomonedhat e tjera duke u thënë se nëse duan të bëhen një bankë të regjistrohen pranë autoriteteve financiare.

Bitcoin ra menjëherë pas këtyre komenteve por akoma edhe më shumë pasi shefi i Rezervës Federale Amerikane kërkoi ndalimin e projektit të Facebook.

Kriptomonedha më popullore në botë u rrit me 55% pas 9 ditësh nga zbulimit i planit të Facebook për kriptomonedhën Libra më 18 Qershor. Bitcoin arriti deri në 14,000 dollarë.

Lexo po ashtu:  Sot 105 vite më parë lindi bardi shqiptar, Esat Mekuli

Projekti i Facebook ngjalli optimizëm tek investitorët me shpresën se kriptomonedhat do të pranohen gjerësisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *