Pasi e ka pranuar se dëshiron ta përfundojë karrierën pas filmit të tij të dhjetë, regjisori dhe skenaristi Quentin Tarantino foli për projektin e radhës që mendohet të jetë “Star Trek” i ndaluar për minorenët.
“Besoj se mund të kem një rrugë dredhie. Mund mos ta konsideroj “Star Trek” si filmin tim të dhjetë dhe të bëjë një tjetër, duke marrë si nr. 10 atë që ka lindur nga një ide e imja”.
“Por dëshira për ta mbyllur karrierën me dhjetë filma nuk ecën në vijë të drejtë me këtë dredhi. Nëse do të bëj “Star Trek”, duhet të angazhohem me të gjitha forcat. Do të jetë filmi im i fundit dhe nuk dua të më mbetet asgjë peng. Por, nuk e di nëse do ta bëj, edhe mund të ndodhë”.

Lexo po ashtu:  Gjenden varre ilire në Himarë, gërmimet do të vijojnë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *