Robotët janë vetëm 2mm dhe peshojnë vetëm 5mg por mund të lëvizin me 8mm në sekondë. Ata janë fleksibël gjithashtu.

Robotë të cilët furnizohen me energji nga dridhjet mund të shërojnë sëmundjet nga brenda trupit të njeriut

Sfidat për zhvillimin e robotëve janë të shumta sidomos për ata që duhet të operojnë brenda trupave tonë. Kjo sepse kanë nevojë për një burim energjie dhe nuk mund ti lidhni pas robotit një bateri të madhe.

Por sipas hulumtuesve të Georgia Tech, problemi është zgjidhur. Ata kanë zhvilluar robotë të vegjël të cilët lëvizin duke përdorur dridhjet nga burime të ndryshme si zërat ultrasonikë apo një altoparlant afër.

Robotët janë vetëm 2mm dhe peshojnë vetëm 5mg por mund të lëvizin me 8mm në sekondë. Ata janë fleksibël gjithashtu. Këmbët e tyre janë ndërtuar prej titaniti zirkoni dhe mund të shndërrojnë voltazhin në dridhje për të lëvizur ose të kundërtën nëse kanë nevojë për energji.

Por dizajni i hulumtuesve mund të lëvizë vetëm në një drejtim. Megjithatë lëvizjet mund të adresohen duke kombinuar robotët ti përgjigjen frekuencave të ndryshme. Krijuesit shpresojnë që të zhvillojnë robotë që mund të kërcejnë dhe notojnë në të ardhmen.

Lexo po ashtu:  Nate vetmitare, - Hermann Hesse

Nëse teknologjia avancon mund të shikoni shumë shpejtë robotë të cilët ju shërojnë nga brenda. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *