Në Napoli nuk do të jetë dhe kjo është e sigurtë. Surpriza është se në vend të udhëtonte drejt Madridit, Elseid Hysaj do ta bëjë drejt Londrës. Mbrojtësi i përfaqësueses së Shqipërisë në qendër të merkatos, pasi humbi vendin si titullar me Ancelotti, u duk se do të vishte fanellën e Atletiko Madrid, por ndërhyrja e anglezëve ndryshoi gjithcka.

Kieran Trippier u largua nga Tottenham për tu transferuar në Spanjë, pikërisht në destinacionin e parashikuar për shkodranin, duke u bërë i pari lojtar anglez i historisë së Atletiko Madrid. Lamtumira e mbrojtësit të djathtë ka lënë të zbuluar rolin tek Spurs, që për ta zëvendësuar kanë hedhur sytë pikërisht tek Elseid Hysaj i Napolit.

Shqiptari konsiderohet ideal për atë që kërkon nga mbrojtësit e krahut Pochettino dhe negociatat me menaxherin Giuffredi kanë nisur. Por londinezët mbajnë të nxehtë edhe pistën Alessandro Florenzi me Romën, lojtar që klubi mund ta shesë me ofertën e duhur.

Lexo po ashtu:  Perisic sponsorizohet nga Flick, por vetëm me ulje: “I njohim kualitetin e tij”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *