Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Me rastin e 95 vjetorit të rënies së Azem Bejtës, një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje vizituan shpellën ku atëbotë ia fshehën trupin bashkëluftëtarët dhe ku për gjysmë shekulli preheshin eshtrat e tij në fshatin Përçevë të Klinës.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Më tej, kreu i VV-së Albin Kurti ka vizituar Galicën e Vushtrrisë ku ndodhet varri i prijësit të çetave guerile shqiptare i cili për 12 vjet rresht luftoi e rezistoi kundër forcave serbe të Nikola Pashiqit.

Në Galicë Kurti ka bërë homazhe duke vendosur lule bashkë me aktivistë të Qendrave Vushtrri e Skenderaj.

Azem Bejtë Galica ishte luftëtar i madh i Komitetit Kombëtar për Mbrojtjen e Kosovës.

“Drenica, Kosova dhe i gjithë populli shqiptar e kujtojnë me krenari gjersa në historinë tonë ai ndrit me kryengritjen e tij”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Lexo po ashtu:  Meta çon betejën për Teatrin në Kushtetuese

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *