Mund të jetë e vështirë njohja e shprehive mentale të dëmshme. Ju mund të jeni shumë i zënë për ta vërejtur kur sjelljet ose mendimet e juaja fillojnë të bëhen problem. Por të kujdesesh për mendjen është e njejta gjë sikur që kujdesesh edhe për trupin tuaj.

Njerëzit e mirë e “Reddit” janë bashkuar për t’i identifikuar disa “flamuj të kuq” psikologjik, ndaj të cilëve ata mendojnë se duhet të kenë kujdes të gjithë:

1. Bëni justifikime të pafundme

Në mënyrë të vazhdueshme, ju në momentin e fundit bëni justifikime për veten. Para se ta kuptosh edhe ti vetë, një vit ka kaluar dhe ju s’keni bërë pothuajse asgjë.

2. Kur një situatë afat – shkurtër, në mënyrë të heshtur, bëhet afatgjatë

Kjo është situata kur ju thuani “është përkohësisht” për vite me radhë. Është vërtetë shumë lehtë të ngecësh brenda një rutine dhe ta hutoni veten me disa plane të largëta. Duhet gjithmonë të keni diçka që do të mund të punonit dhe e cila kontribuon drejpërdrejt në synimet e juaja.

Lexo po ashtu:  Mësoni si të përgatisni çajin e bananes dhe nuk do të vuani më kurrë nga këto sëmundje

3. Refuzimi i ndihmës

Frika nga kërkimi i ndihmës. Kjo pastaj dërgon në tendencën për shmang’jen e detyrave.

4. Ju gjithmonë jeni të inatosur

Nëse njerëzit përreth jush janë duke ju nevrikosur vazhdimisht, ka shumë mundësi që qështja kryesore nuk janë ata. Natyrisht ky mund të mos jetë një rast i të gjithëve por për dikë sigurisht që është.

5. Trajtimi i të tjerëve sikur lexues mendjesh

Nëse vazhdimisht jeni të frustruar se askush s’po ju kupton juve, atëherë ka shumë mundësi që ju nuk jeni duke komunikuar shumë efektivisht. Mos pretendoni se gjithsecili i njeh qëllimet dhe mendimet e juaja. Tentoni ta shihni botën si një palë e tretë.

6. Mbajtja e mërisë së panevojshme

Kjo ndodh kur ju i vendosni dikujt një etiketë se si një person i afërt është treguar i padrejtë ndaj jush, dhe ju këtë argument e përdorni më vonë pastaj.

7. Botëkuptimi i vazhdueshëm negativ

Kjo ndodh kur mënyra e juaj e vetme për tu futut në bisedë është përmes ankimit për gjërat e këqija në jetën tuaj. Kjo është tepër e pashëndetshme.

Lexo po ashtu:  5 mënyra si të silleni me një fëmijë kryeneç që ju kthen fjalën e flet mbi ju; Këshillat e psikologëve

8. Fakusimi shumë i madh në të kaluarën

Kjo ndodh kur ju ‘banoni’ ende në ngjarjet e së kaluarës, të cilat janë krejtësisht jo – relevante për ekzistencën tuaj të tanishme.

Nëse jeni duke u ndjerë të dobët, të mërzitur ose në depression, dijeni që është gjithmonë dikush që është i gatshëm të flasë me ju dhe të ju ndihmojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *