Bayern Munchen po mendon që ta transferojë yllin e Crystal Palaces, Wilfried Zaha, pas dështimeve për të nënshkruar me ndonjë nga objektivat e tyre të mëparshëm.

Anësori nga Bregu i Fildishtë i ka bërë të ditur skuadrës angleze se dëshiron të largohet në këtë afat kalimtar, derisa në garë për të është edhe Arsenali që ka ofruar 45 milionë euro.

Sipas burimeve të “90min“, Bavarezët po tentojnë ta transferojnë Zahan, e cilësohet si pjesë e rëndësishme e planeve të Niko Kovac.

Leroy Sane (Foto: Harry Trump/Getty Images/Guliver)

Bayerni po kërkon që në skuadër të ketë më shumë lojtarë të rinj, pas largimit të Arjen Robbenit dhe Franck Riberys në këtë verë. Megjithatë, zyrtarët e klubit janë të shqetësuar për dështimin e tyre për të sjellë mesfushorë të rinj sulmues, përkundër përpjekjeve të tyre.

Bavarezët janë të interesuar për Callum Hudson-Odoin e Chelseat, Leroy Sanen e Manchester City dhe Gareth Balen e Real Madridit. Anësorit anglez po i afrohet një kontrate të re në Stamford Bridge, derisa City nuk është e gatshme ta shesë Sanen, edhe pse lojtari është i gatshëm të bashkohet me Bayernin.

Lexo po ashtu:  Bale i ofrohet klubit amerikan

Bale mbetet një opsion sidomos pasi Zinedine Zidane konfirmoi se nuk është në planet e tij, por uellsiani shmangi lëvizjen tek klubi gjerman në fillim të kësaj vere.

Si rezultat, Zaha mbetet opsion i fundit. 26-vjeçari pritet të largohet nga Selhurst Park këtë verë për t’u bashkuar me një klub të Ligës së Kampionëve, ndërsa Palace ka caktuar çmimi e klauzolës prej 89 milionë eurosh. Burimi: /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *