“Jeta e çdo njeriu është rruga për tek vetja. Asnjë njeri s’ka qenë kurrë krejtesisht ai vetë; megjithatë secili synon të bëhet ai, njeri keshtu e tjetri ashtu, secili sipas menyrës së vet. Secili mban deri në fund mbeturinat e lindjes së tij, gëlbazën dhe lëvozhgën e një lashtësie.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Disa nuk arrijnë të bëhen kurrë njerëz, mbeten bretkosa, hardhuca, buburreca. Disa lart janë njerëz e poshte peshq. Por secili është pjellë e natyrës, pra të gjithë kemi prejardhje të njëjtë, të gjithë rrjedhim nga e njejta rrugë; mirëpo secili…i synon qëllimet e tij.
Ne mund ta kuptojmë fare mirë njeri-tjetrim, por ama secili flet për veten e vet…”

“Dy persona mund të kenë shumë gjëra të përbashkëta, mund të dakordësohen shumë mes tyre, të flasin për gjithçka së bashku dhe të arrijnë të përkojnë në njëjtësinë e këndshikimit; ta ngrenë në të njëjten lartësi një sublimitet, dhe ta groposin njësoj thellë një ligësi apo një ves.
Por shpirtrat e tyre janë mjerisht të ndarë, si lulet, secila ka rrënjën e saj, e asnjëra s’mund t’i afrohet më pranë tjetrit se ç’e ka vendosur me një rreptësi perfekte natyra… nëse nuk braktis rrënjën e vet…”
– Herman Hesse




