Mediat turke shkruajnë se kryeministri i ri britanik, Boris Johnson, është turk me origjinë. Otoman më saktë. Me një pamje që të krijon përshtypjen e një njeriu 100% sakson, origjina turke e Johnson, i shtohet elementëve të tjerë të karakterit të tij që provokojnë debate.
Në një shkrim të vetin, gazeta turke, “Hurriyet” sqaron se stërgjyshi i Johnson quhej Ali Kemal, ishte një gazetar dhe për tre muaj ministër i Brendshëm në qeevrinë e Damat Ferit Pashës. Kemal jetoi në Europë, në azil gjatë viteve të luftës për pavarësi pasi ishte një filomonarkist i bindur. Më vonë Kemal e quajti veten Ëilfred Johnson ndërkohë që gjyshja e kryeministrit të tanishëm vjen nga linja e mbretit Xhorxh II.
Këtë fakt e ka vënë në dukje edhe Associated Press duke kujtuar edhe njëherë se Europa mbetet vendi ku kombet konkurojnë për histori duke mos arritur të bëjnë një histori të përbashkët.