Një ndër problemet gjatë muajve të verës është pickimi nga mushkonjat.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Fëmijët e vuajnë më së shumti pasi rrezikojnë që të preken edhe nga alergjia si pasojë e pickimit.
Por përveç kësaj, ato janë potencial edhe për infeksione të ndryshme, ndaj duhet të keni kujdes.

Receta e mëposhtme të cilën mund ta bëni në shtëpi është perfekte kundër mushkonjave dhe do t’ju ndihmojë të parandaloni ato kafshime të bezdisshme të mushkonjave:
Përbërësit:
10 pika vaj limoni
15 pika vaji livandoje
1/4 filxhan lëng limoni
4 lugë çaji ekstrakt vanilje.
Në një shishe përzieni të gjithë përbërësit e listuar më sipër dhe mbusheni me ujë. Tundeni mirë, dhe me anë të një sprite lyeni trupin tuaj kur dilni jashtë.




