Është deklaruar nga të gjithë filozofët e vërtetë se për Zotin çdo gjë është e mundur. Por, për aq kohë sa ne besojmë se Zoti është diku jashtë në Univerz, i cili i merr njërit dhe i jep tjetrit, atëherë ne jemi të kontrolluar nga ai besim i rrem.
Të gjitha gjërat janë të mundura për të gjithë njerëzit të cilët e pranojë të drejtën hyjnore që ka lindur me ta, se Zoti është brenda secilit. Por, për shkak se Zoti është brenda teje, ai është i limituar vetëm nga mendimet e tua, ndërsa Zoti që ekziston brenda personit tjetër nuk është i limitur nga mendimet e tua, por nga mendimet e atij personit tjetër.
Ju siguroj se e vetmja pengesë për ndërgjegjësimin e plotë rreth thjeshtësis së vërtetës, është gjykimi i mendjes tonë i bazuar mbi eksperiencën tonë nga e kaluara. Nuk ka kufizim tjetër. Nuk ka pengesë tjetër. Është vetëm mendja jonë dhe për shkak se është mendja jonë ajo që e ka vendosur perden mes nesh dhe jetës së përjetshme, ne mund ta ndryshojmë atë.
Ne e kemi të drejtën ta ndryshojmë atë që është e jona. Pavarësisht se çka thonë të tjerët dhe çka mendojnë të tjerët, kurrë mos harro se është mendimi yt dhe për shkak se është mendimi i yt, ti mund të bësh diçka me të. Ti nuk je më viktimë e pambrojtur e rrethanave.
Ti nuk je më viktimë e politikave botërore ose e vendimit financiar të dikujt tjetër, sepse e keni mendjen tuaj dhe ju mund të bëni me të çdo gjë që vendosni të bëni, por fillimisht, ju duhet ta pranonin të drejtën tuaj për mendjen tuaj.
Në momentin që ju bëni një pauz në mendime, në momentin që ti e deklaron të vërtetën – se është mendja juaj dhe ju mund të bëni me të çdo gjë të dëshironi të bëni, sepse këtë u’a garanton ligji i thjeshtë i vullnetit të lirë – në atë moment, ju do të përjetoni një liri të vërtetë dhe ju do të vazhdoni ta përjetoni atë liri të madhe për aq kohë sa i’a rikujtoni vetes, se ai është mendimi i juaj dhe ndjenjat e juaja dhe se askush tjetër, përveç juve, nuk mund ta ndryshojë atë.
Pjesë e shkëputur nga klasa e ndërgjegjësimit shpirtëror, Serenity Association. – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress