Kushtetuta e Shqipërisë i kushton vetëm një nen partive politike. Aty sanksionohet se partitë politike organizohen sipas parimeve demokratike. Sqarimin e kësaj parafraze e bën ligji organik i Gjykatës Kushtetuese që ngarkon këtë të fundit që të ushtrojë kontroll kushtetues ndaj veprimtarive politike të partive dhe në varësi të gjetjeve dhe konstatimeve të marrë masat e veta, përfshirë çregjistrimin e tyre.

Kërkesa për kontroll kushtetues të partive politike ngjan e largët, efemere, një formalitet që është zyrtariozuar pikërisht sepse nuk duhet zbatuar ndonjëherë. E megjithatë koha për të vënë në veprim mekanizma kushtetues dhe ligjorë që disiplinojnë së paku aktivitetin e këtyre partive që janë shndërruar në korpuse ekonomike, pa lidhje me programet që depozitojnë dhe larg çdo parimi demokratik, që në rastin më të mirë funksionon nën shtrëngim, ka ardhur. Është e vërtetë që nga ana programore partitë janë konformuar me parimet demokratike, por aktiviteti i tyre ka dëshuar të jetë jo rrallë në ngjashmëri të plotë, organizative, strukturore, rekrutuese dhe operative me ato të organizatave kriminale. Partitë kryesore shqiptare kanë bërë thirrje edhe për dhunë, për mosbindje, për revolucion, kryengritje, për kompromis përmes dhunës, pa folur për faktin se zgjedhjet brenda tyre, dokumentet që prodhohen në raport me to, hierarkitë, procesverbalet, gjithçka rri larg syve të publikut. Partitë politike shqiptare qeverisin sot duke ndarë pasurinë publike në cenim të qartë të perspektivës ekonomike të vendit, pa transparencë, duke prekur detyrimet kushtetuese që flasin sigurimin e të ardhmes së vendit. 

Lexo po ashtu:  5 aftësitë ekzekutive që kam mësuar nga fëmijët e mi

Tema Tv ka pyetur për këtë qëllim dy njerëz që merren me këtë punë, juristin Jordan Daci dhe studiuesin Afrim Krasniqi.

Ne e kemi një ligj për partitë politike dhe kemi një detyrim, që çdo parti duhet të bëjë deklarimin çdo dy vjet në gjykatën e Tiranës, të zhvillimeve që kanë në parti, të strukturës, të vendimmarrjeve. Dhe në fakt nëse ne e marrim këtë ligj sot, shohim që të gjitha partitë politike në Shqipëri, përfshirë edhe PS e PD janë të gjitha të paligjshme. Asnjë prej këtyre nuk na depozituar dokumente të plota, asnjë nuk ka depozituar dokumente mbi anëtarësinë, asnjë prej tyre nuk ka përmbushur nenin 9 të Kushtetutës pika 3, për të bërë publike burimet e financimit dhe shpenzimet e tyre në mënyrë të vazhdueshme, thotë Krasniqi.

Kur vjen puna për të krijuar ngatërresa, aftësia e partive shqiptare meriton notën 10.

Ligji i partive është i tejkaluar nga koha, nuk është funksional, është paradoksal dhe është bërë në mënyrë të tillë që të mos ketë transparencë. Unë po marr një detaj për shembull: E dini ju që në ligjin e miratuar në vitin 2000 dhe pastaj të amenduar në 2010 thuhet që partitë politike kryesore duhet të kenë zyrë në çdo qark dhe Ministria e Brendshme duhet të bëjë një inventar prone të partive politike? As sot mbas 9 apo 12 vitesh nuk është bërë kjo gjë, shton Krasniqi.

Duhet kuptuar se situatat e krijuara nga anashkalime të tilla, kur Partia konsiderohet “Çështja Jonë”, hipotekë mbi hipotekat e një grupi që zgjedh veten reflekton në mënyrë strukturore llojin e pushtetit që ushtrohet në këtë vend. Në një rrethanë të tillë investimi për kontroll kushtetues është objektiv dhe në premisa relae, por ai praktikisht është I pamundur.

Teorikisht po, por praktikisht kjo është e pamundur. Asnjë Gjykatë Kushtetuese nuk do të marrë përsipër të diskutojë nëse partitë tona kryesore janë kushtetuese apo jo. Nëse i referohemi praktikës shqiptare ne kemi pasur vetëm një rast që kemi ndaluar parti, ka qenë Partia Komuniste, thotë ai.

Juristi Jordan Daci mendon se këtu hyn në lojë edhe një specifikë tjetër. Ligjet dhe aktet qeverisëse i nxjerr qeveria, që sipas tij në planin kushtetues, ka përgjegjësi të ndara nga parta prej së cilës mandatohet.

Partitë politike me të vërtetë janë ato, të cilat garojnë për të marrë drejtimin e vendit, por sistemi qeverisës është plotësisht i ndarë nga partitë politike. Edhe pse ne shpeshherë kemi parë që mbledhjet zhvillohen dhe vendimet merren në forume partiake, në fakt kjo është një ndër gjërat që Kushtetuta nuk i lejon. Pra, forumet partiake, përfshirë të Partisë Socialiste, Partisë Demokratike etj. etj., nuk mundet kurrsesi të kenë rrol vendimmarrjeje apo politikëbërje, për sa i përket strukturës shtetërore, shprehet Daci.

Mbetet pra e paqartë sesi do të zbatohet Kushtetuta mbi formacione që po ngjajnë përherë e më shumë si përkufizuese të asaj që është e lejueshme dhe asaj që nuk është e lejueshme. Në çdo rast, lidhja mes qeverisjes dhe partive që vendosin për të, është e vërtetueshme për nga pasoja. Aktet e prodhuara nga partitë janë dokumente që i nënshtrohen ligjit dhe Kushtetutës dhe duhet thënë se kjo çorbë që e ka kthyer këtë vend në çiflig të disa njerëzve ka ardhur edhe sepse askush nuk e merr seriozisht Kushtetutën dhe forcën e saj. – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

Lexo po ashtu:  Serbian mother Ruzha Drasic defends the truth about the KLA. (English)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *