Ish-ministri i Bujqësisë në Shqipëri, Edmond Panariti, ka treguar një mënyrë se si të dalloni nëse bostani (shalqiri) ka përmbajtje të lartë nitratesh.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ai ka treguar me detaje si të kryeni provën e sigurisë, para konsumimit të tij.

“Merrni fatin në doren tuaj! Bejini vete analizat e ushqimit në shtepi! Ka një irritim dhe panik te arsyetuar qytetar për lajmet të cilat qarkullojnë për nivele të larta të nitrateve te bostanoret (shalqi pjeper) . A mundet që te kete teprim dhe pseudo alarm për rrezikun që keto mbetje kimike, krijojnë per shendetin? Me shumë mundesi që po!”, ka shkruar Panariti.

“Kjo sepse te dhenat e analizave vijnë nga individë dhe jo nga institucione! Sepse matjet e nitrateve ne fruta perime, kryen me pajisje te pa kalibruara dhe metoda te pa certifikuara. Kryesisht matjet e nitrateve kryen me pajisjen “Greentest” nje tip “kanoceje” të cilën ata që kanë mundesi e blejnë online në Ebay apo Amazon! Por për sa kohë që AKU dhe ISUV heshtin dhe nuk analizojnë ndotjet në ushqim, eshte plotësisht e ligjshme të ruash veten dhe familjen nga ndotja! Jam i sigurt se mbi 99% e shqiptareve nuk kanë mundesi te blejnë aparatura “on line”, prandaj po ju tregoj se si mundet ti zbuloni nitratet te shalqini, në shtëpi vetëm me një tas me ujë!”, ka thënë Panariti.

Lexo po ashtu:  Deri tani i kemi larë dhëmbët gabim!

“Ja se si? Merrni nje copë tuli shalqini pa fara dhe futeni ne nje tas me uje. Lereni per 10 minuta! Nese uji ngjyroset ne rozë atehere shalqini ka nivele te larta nitratesh. Nese uji mbetet pa ngjyre, shalqini eshte ne rregull. Po keshtu, nese copa lundron ne sipërfaqe dhe nuk fundoset, shalqini eshte ok…. Edhe njehere keto janë masa vetëmbrojtjeje qytetare te cilat nuk zevendsojne analizat zyrtare, por eshte më mire se te rrish duarkryq dhe te ankohesh”, ka shkruar ai.

– Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *